Parandalohet atentati në Shëngjin, arrestohet Nikoll Sherrniku, i përfshirë në vrasjen e efektivit Xhulio Prela! Në pranga edhe një 34-vjeçare

17 Gusht 2022, 14:51

Nikoll Sherbniku, i njohur si ushtar i Brilant Martinajt, u arrestua në Kune të Lezhës me dyshimin e policisë se ishte bërë gati për të kryer një atentat, por shënjestra e mundshme ende nuk dihet. Brenda një makine të blindur me xhama të zinj, u arrestua edhe shoferja, mike e tij, që tentoi të fshehë kallashnikovin. Kapen në Toyotën e blinduar dhe me xhama të zinj, e mbushur me municione dhe një kallashnikov