Parku Teknologjik 'Durana', ministri Gonxhja: Zhvillim ekonomik për Shqipërinë dhe rajonin! Elira Kokona: Do pozicionohemi në hartën globale të inovacionit

18 Shkurt 2025, 14:36 | Përditesimi: 18 Shkurt 2025, 14:36

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se Parku Teknologjik Durana do të jetë një pol i rëndësishëm zhvillimi rajonal për Shqipërinë. 

Në një konferencë për mediat së bashku me Drejtoreshën e Koorporatës së Investimeve, Elira Kokona, Gonxhja theksoi se ky projekt pritet të sjellë investime të huaja, prodhim të vlerës së shtuar dhe transferim të dijeve, duke ndihmuar start-up-et të kthehen në biznese të qëndrueshme.

Përmes këtij parku në Xhafzotaj të Durrësit, synohet krijimi i mundësive të reja për punësim dhe aftësim profesional dhe kthimi i autostradës Tiranë-Durrës në një pol rajonal të zhvillimit teknologjik.

r.k./Shqiptarja.com