Parlamenti pa opozitë, i ftuar Flamur Noka

19 Shkurt 2019, 16:19

Situata politike në vend është nga më të elektrizuarat në 30 vitet e fundit. Opozita në bllok vendosi të djegë mandatet e deputetëve. Për të shpjeguar qëndrimin e opozitës i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' ishte ish-ministri i Brendshëm, aktualisht deputet i PD-së, Flamur Noka.

Ligji parashikon se mandati i ndërprerë i deputetit i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës (lexo ketu). Por çfarë ndodh nëse ndonjëri nga emrat në listën e kandidatëve të opozitës do të pranojë mandatin? Këtu Flamur Noka ka një paralajmërim të fortë edhe për kryeministrin Rama.

"Kjo nuk ka për të ndodhur, Edi Rama mund të bëjë gjithcka dhe të tentojë që të blejë, garancia janë qytetarët që pamë në datë 16 shkurt. Cdo kush që mund ta çojë në mend nuk do të ketë punë për ne por me qytetarët, që Rama mund të tentojë që ta blejë" tha ai. Ndërkohë që i ftuari i dytë në emision ishte Eduard  Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, i cili u shpreh se opozita është pa ide dhe i frikësohet futjes në zgjedhje, pasi e di rezultatin prandaj ka vendosur që të djegë mandate