Paro Laçi: Berisha na dha urdhër të rrihnim me shkopa gome nënat e viktimave të Tragjedisë së Otrantos

30 Shtator, 19:55 | Përditesimi i fundit: 2024-09-30 19:56:31

Paro Laçi dha dëshmi në Studio Live se si tragjedia e Otrantos me 86 viktima ndodhi prej një informacioni të gabuar të qëllimshëm dhënë shtetit italian, sikur në birgjet italiane po vinte një anjie me bandën e Zani Çaushit e armatosur, kur në fakt ishin familje shqiptare që po shkonin drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Më pas nënat e viktimave po bënin një homazh duke ndezur qirinj në bulevardin përballë Hotel Dajtin. Berisha i jep urdhër gardës ku punonte në atë kohë dhe Paro Laçi që të dhunonin ato nëna, sepse nuk ishin nënat e viktimave por të dashurat e kriminelëve dhe të komunistëve.