Paro Laçi: Daja i Malltezit merrte lekë për stërvitje te Partizani, ka fatura! Kam pasur presion pas padisë! Berisha kapo i grabitësve, por s’e kam frikë! S’ka burrëri

16 Nëntor 2023, 19:17

Paro Laçi ish-presidenti i klubit të futbollit Partizani, i ftuar në "Studio Live" në Report Tv ka kërkuar nga SPAK që të hetojë si të përfshirë në dosjen e aferës së privatizimit të ish-klubit Partizani edhe disa emra të tjerë, një prej të cilëve Xhim Begeja, daja i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës. Begeja sipas Laçit u ka marrë para të rinjve dhe fëmijëve që stërviteshin në klub e për këtë tha se ka fatura. I pyetur nëse ka marrë presione pas denoncimit të fakteve të reja nga ana e tij fillimisht në Report Tv e më pas në dëshminë e tij në SPAK ai e pohoi.