Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas vendosjes së taksës progresive 23% për të ardhurat mbi 14 milionë lekë në vit, duke e cilësuar këtë masë si një akt politikisht të papranueshëm dhe institucionalisht të dënueshëm.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, tha se qeveria e ka mbajtur të fshehtë këtë politikë fiskale gjatë fushatës së 11 majit, duke mashtruar votuesit dhe duke cenuar besimin mes qytetarit dhe shtetit.


















