Partia e Mitsotakis shpall zyrtarisht kandidat për eurodeputet Fredi Belerin! Nëse fiton heq dorë nga mandati si kryebashkiak i Himarës

15 Prill, 21:04

Kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri, i dënuar me dy vite burg për blerje votash është një ndër 42 emrat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokracia e re të kryeministrit Mitsotakis. Zyrtarizmi i kandidaturës së Belerit është bërë gjatë një takimi në Athinë, ku ka qenë i pranishëm i vëllai Leonardo, i cili ka përcjellë edhe mesazhin falënderues të Belerit.