'Partia e Referendumit'? LSI nga sot do të ketë një emër të ri, ende nuk dihet 'pagëzimi' që vjen me rikthimin e Metës! Fillon Konventa Kombëtare

25 Korrik 2022, 19:19 | Përditesimi: 25 Korrik 2022, 22:31

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që nga dita e sotme të mos e ketë më emrin e tillë. Partia e krijuar në vitin 2004 nga Ilir Meta prite që në Konventën Kombëtare që mban sot në mban Pallatin e Kongreseve do të ndryshojë emrin. Ende nuk dihet se cili do të jetë 'pagëzimi' i ri i partisë por Meta paraditen e sotme dha një sinjal se mund të quhet 'Partia e Referendumit'. Ai tha se nuk është rikthyer për të rimarrë drejtimin e LSI por se "‘Partia e Referendumit’ na pret". 

    r.k./Shqiptarja.com