Partia Përparimtare serbe e Vuçiç shpall fitore gati në të gjitha qytetet, opozita akuzon për parregullsi

3 Qershor, 15:51 | Përditesimi i fundit: 2024-06-03 15:52:09

Partia Përparimtare serbe e Vuçiç shpalli mbrëmë fitore në zgjedhjet për pushtetin lokal. Por opozita është ankuar për parregullsi në zgjedhjet lokale të 2 qershorit, duke bërë që mjedisi politik të vazhdojë të jetë i tensionuar në vend.