Pas 12 orësh qëndrim në det, ankorohet trageti i linjës Vlorë-Brindisi

19 Janar 2023, 17:08

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi është ankoruar në Portin e Vlorës. Trageti ka mbërritur rreth orës 11 në Vlorë, por nuk ka mundur që të ankorohet për shkak të motit të keq dhe ka qëndruar në radë. Rreth orës 15:14 minuta trageti ka ankoruar duke zbarkuar pasagjerët që të udhëtonin nga Italia drejt Vlorës.

  •