Pas 12 vitesh, përfundon monitorimi fiskal i Greqisë nga ana e BE-së! Mitsotakis: Ditë historike

20 Gusht 2022, 20:45

Greqia u çlirua nga mbikëqyrja fiskale 12-vjeçare e Bashkimit Evropian që u imponua në këmbim të paketave të shpëtimit pas një krize të borxhit financiar. Në nëntor 2009-të, Athina bëri të ditur rritjen e deficitit të saj publik që përfundimisht çoi në një krizë financiare në të gjithë euro-zonën dhe shkaktoi recesion në financat greke për afërsisht një dekadë. Në këmbim të parave të shpëtimit prej 289 miliardë eurosh dhe për të evituar daljen e Greqisë nga zona euro, një "trojkë", e përbërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, BE dhe Banka Qendrore Evropiane, kërkoi reforma të gjithanshme nga Athina.