Pas 43 orësh nën rrënoja, shpëtohet 3 vjeçari në Turqi! Babai i tij shpërthen në lot

8 Shkurt 2023, 08:38

Një fëmijë 3 vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë.

Pasi kishte kaluar më shumë se 43 orë nën rrënoja, fatmirësisht ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat 3 vjeçarin Arif Kaan i cili kishte mbetur i bllokuar nën pllaka betoni dhe armaturë në Kahramanmaras në temperatura nën zero gradë.

Babai i tij, Ertugrul Kisi, shpërtheu në lot pasi pa që Arifi shpëtoi dhe u dërgua me shpejtësi në një ambulancë.