Pas 6 vitesh punë, hapet tuneli i Murrizit! 2 orë nga Tirana në Dibër, banorët: Efekt ekonomik, eja të shijoni natyrën dhe mikpritjen dibrane

14 Mars 2025, 13:24 | Përditesimi: 14 Mars 2025, 14:38

Pas 6 vitesh të vështira me gjeologjinë e tokës u hap Tuneli i Murrizit që shkurton distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë. Banorët shprehen se ‘Rruga e Arbrit’ zhbllokon të gjithë zonën e Dibrës lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë.

I.M/Shqiptarja.com