Pas 8 vitesh, rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, Margariti në Report Tv: Mbi 1200 artistë pjesëmarrës! Kartolina e bukur e Shqipërisë

15 Qershor 2023, 20:10

Pas 8 vitesh, Gjirokastra pritet të gumëzhijë nga tingujt e folklorit të traditës sonë të bukur shqipe në kuadër të festivalit “Sofra e Trashëgimisë Shqiptare”.

Pak ditë para nisjes së tij, ministrja e Kulturës Elva Margariti ndau disa nga detajet e këtij Festivali i cili do të nisë më datën 24 qershor dhe do të mbarojë më 1 korrik. E ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Margariti tha se do të jetë një kartolinë e bukur për Shqipërinë.