Pas 9 orësh, normalizohet situata në doganën e Kapshticës, pala greke shton numrin e sporteleve të hapura

8 Janar 2023, 20:22

Gjithë dita e sotme ishte e me radhë kilometrike në doganën e Kapshticës, për shkak se pala greke ka punuar me një Sportel. Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë kjo e fundit ka shtuar numrin e tyre duke e çuar situatën drejt normalizimit dhe duke reduktuar orët e pritjes. Në orën 19:55 pala greke ka hapur dhe sportelet shtese duke reduktuar ndjeshëm radhën e gjatë.