Pas atentatit të dështuar në 2019, banda e Durrësit me ‘plan B’! Urdhri i Plarent Dervishaj: Vrisni prokurorin Ndoj dhe ‘Rrumin e Shijakut’

21 Janar 2023, 16:52

5 të arrestuarit, anëtarë të bandës së Durrësit që dyshohet se drejtohet nga i kërkuari i drejtësisë, Plarent Dervishaj, janë përgjuar prej vitesh nga SPAK. Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se nën organizimin e Dervishajt, bashkëpunëtorët e tij në bandë, miq e familjarë, do të tentonin së dyti të vrisnin prokurorin Arjan Ndoja dhe Rrumin e Shijakut, që i shpëtuan plumbave të tyre 3 vite më parë