Pas denoncimit të Report Tv për ndotjen nga ‘Albpetrol’ në Vjosë, Kumbaro: Po ndërhyjmë për pastrimin! Shpallja ‘Park Kombëtar’, historike

21 Mars 2023, 18:36 | Përditesimi i fundit: 2023-03-21 20:18:00

Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1000 lloje kafshësh dhe bimësh, është shpallur park kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent. Por, lumi i Vjosës ende kërcënohet nga mbetjet e përpunimit të naftës, problem të cilin Report Tv e ngriti disa ditë më parë