Pas Kapshticës, bie sistemi edhe në Kakavijës! Policia nxjerr regjistrat, prej më shumë se 12 orësh po punohet manualisht

10 Shtator 2022, 09:20 | Përditesimi i fundit: 2022-09-10 14:59:55

KORÇË- Sistemet 2 pikave kufitare në vendin tonë, asaj të Kapshticës dhe Kakavijës prej më shumë se 12 orësh janë jashtë funksionit. Nuk dihet se cili është shkaku për këtë bllokim, por kjo ka krijuar mbrëmjen e djeshme radhë të gjata trafiku në Kapshticë, teksa policia po punojnë në mënyrë manuale. Problemi ndodhet vetëm në pikën kufitare shqiptare, pasi pala greke po punon normalisht.