Pas Kastriotit rradha e Laçit, trajneri i Dinamos: Një nga kundërshtarët më vështirë, por ia dalim me sukses

16 Shtator 2021, 15:03

Pas Kastriotit testi i radhës për Dinamon në Superligë është kundër Laçit, një skuadër që sezonin e nisi me humbje kundër Vllaznisë. Pavarësisht kësaj trajneri i nëndetëses Bledi Shkëmbi e cilëson kundërshtarin si një nga më të vështirët, ndërsa e veçanta e kësaj jave është se 2 sfida do të luhen në harkun e 48 orëve në stadiumin ‘Elbasan Arena’.