Pas konferencës me Ramën, komisionieri për zgjerimin në BE takim me kreun e PD, Lulzim Basha

5 Maj 2021, 14:57

Pas konferencës me kryeministrin Edi Rama, komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi zhvilloi një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Në këtë takim, kreu i PD shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi. Takimi i zhvilluar në ambjentet e aeroportit ‘Nënë Tereza’, zgjati për rreth 20 minuta, ndërsa pas tij, nuk pati asnjë deklaratë për mediat.

Kujtojmë se në konferencën me kryeministrin Rama, komisioneri Varhelyi dha mesazhe të qarta sa i takon rrugës drejt integrimit të Shqipërisë në BE.