Pas marrëveshjes për targat pritet që Kurti dhe Vuçiç të ftohen sërish në Bruksel! Kryeministri i Kosovës kërkon mbështetjen e Kuvendit: Nuk dua të eci vetëm

24 Nëntor 2022, 17:39

Kryediplomati i BE-së Josep Borrel thotë se do të sigurohet që çështjet dhe parimet kryesore që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Palët douhet të kuptojnë se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat dhe palët ranë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t'u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Marrëveshja u arrit pak para mesnatës së ditës së mërkurë kur skadonte afati i vënë nga qeveria e Kosovës.