Pas paralajmërimeve, 'Rithemelimi' tërhiqet nga protesta në ‘Bulevard’ në 6 dhjetor? Berisha: Jemi kudo zotër në zona të tjera

4 Dhjetor 2022, 12:00

“Nuk ka rrugë që mund të bllokohet përveç zonës se ku mblidhen që ne nuk kemi ndërmend, jemi më të interesuar për sigurinë e lidershipit europian, ne jemi kudo zotër të qytetit në zona të tjera, mjerë Rama dhe Cuci, demokratët protestojnë në qytet në shesh, por e dinë mirë që burimi i të zezave është në Surrel. Aty burojnë të zezat e kësaj vendi. Policia nëse është e porositur që do të përballet me opozitën e ka gabim, opozita nuk ka betejë që nuk fiton”, tha Berisha.