Pas përplasjes për pyetjet, Rama përfundon para kohe intervistën në '5 Pyetjet nga Babaramon': Këtu mbyllet

19 Prill 2021, 22:23 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 22:25:31

Kryeministri Rama e braktisur studion e Report Tv gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo.  Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përplasjeve herë pas here me drejtuesin Ilri Babaramo.

"Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj", i tha Rama Babaramos.

Ndërprerja ka ardhur pas mbi 60 minuta pyetje mbi tematikat më të nxehta të aktualitetit politik, kur mungojnë vetem 6 ditë nga dita e zgjedhjeve.

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo' ka folur sot për çështjen e patronazhistëve. Rama tha se edhe ai e Ruçi e kanë nga një të tillë, të cilët janë të gjithë vullnetarë. Rama tha se ky sistem me 'patronazhistë' njihet në të gjitha partitë e rëndësishme në botë. 

I pyetur nëse është një kurth ftesa e tij për bashkëpunim pas 25 prillit për Lulzim Bashën, Rama u përgjigj se nuk merret me kurthe. Sipas tij PS-ja do të fitojë zgjedhjet dhe ai vetë do jetw kryeministri i të gjithë shqiptarëve.