Pas sanksioneve nga SHBA, Dodiku ia merr këngës me miqtë e tij nga ‘halli’ për Amerikën

6 Janar 2022, 13:40

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik së bashku me kolegë e miqtë të tij të partisë në kafene i ka “festuar” sanksionet e reja të vendosura mbrëmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj tij.

Partia e Dodikut e publikoi videon në Twitter, ku lideri i serbëve të Bosnjës shihet teksa feston me bashkëpunëtorët e tij të afërt vetëm pak orë pasi SHBA-ja e sanksionoi.

Në festë morën pjesë edhe presidentja e Republika Srpskas, Zheljka Cvijanoviq, këshilltari i Dodikut, Radovan Kovaçeviq, etj.

Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij kënduan këngën “Amerika, Amerika” të këngëtarit serb, Mirosllav Iliq. Në këtë këngë të publikuar në vitin 1993, autori këndon se si nuk do ta ndërronte “një metër të fshatit” me “Amerikën e madhe”, shkruan Express.