Pas seancës në Kuvend, Basha mblodhi në seli deputetët, munguan Paloka dhe Noka, kryedemokrati: Të kemi qëndrim të unifikuar, të votojmë kundër Lindita Nikollës

10 Shtator 2021, 12:29

Pas seancës në Kuvend, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu deputetë. Në mbledhje munguan Edi Paloka dhe Flamur Noka, dy nga emrat që i kanë dalë kundër Bashës pas vendimit për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD. Në mbledhje Basha ka kërkuar qëndrim të unifikuar të deputetëve demokratë në parlament, teksa i ka kërkuar po ashtu që të japin votën kundër për zgjedhjen e Lindita Nikollës, propozim i Ramës, për të qenë në krye të Kuvendit.

  •