Pas sëmundjes së rëndë, boton librin me poezi: Ishin amanet i babait

9 Nëntor 2022, 12:35

Prej 17 vitesh lufton me kancerin e gjirit, ishte vetëm 36 vjeçe kur do të diagnostikohej më këtë  sëmundje, por Drita Haxhillari nuk i humbi shpresat në asnjë moment. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv , ajo rrëfeu historinë e saj frymëzuese, të një gruaje plot shpresë dhe forcë që dëshiron të jetojë çdo moment të jetës.