Pas shiut të rrëmbyeshëm Vlora i kthehet normalitetit, Vengu: Në Mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe pronës

12 Janar, 22:39

Pas një dite të vështirë për shkak të reshjeve të dendura, Vlora i është rikthyer normalitetit.

Në terren ndodhen 11 forca të Ushtrisë dhe Mbrojtjes Civile, 2 mjete, 2 motopompa, 3 mjete vetëshkarkuese dhe 1 ekskavator.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia e Vlorës vepruan për t’i bërë ballë situatës. Jemi mirënjohës ndaj djemve dhe vajzave të Bazës Mbështetëse të Emergjencave Civile dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për koordinimin e shpejtë, duke vënë në funksion të plotë sistemin e shkarkimit të hidrovorit të Vlorës”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili shpërndau edhe pamje nga aksioni në terren i Emergjencave.

Sqarohet se në vijim strukturat e Mbrojtjes Civile, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, do angazhohen për monitorimin dhe menaxhimin e situatës, për mbrojtjen e qytetarëve dhe ‘për të evituar dëmet materiale në biznese apo banesa’.