Pas takimit me Vuçiç në Beograd, reagon Stoltenberg: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve

21 Nëntor 2023, 15:42

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën (21 Nëntor) në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve