Pas tensioneve në Kuvend, PDK akuzon Kurtin për bllokimin e institucioneve, Çitaku: Republika është mbi secilin prej nesh

12 Gusht, 17:39 | Përditesimi: 12 Gusht, 17:39

Ndërsa Kuvendi i Kosovës vijon të mbetet i pakonstituuar dhe tensionet mes opozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje u shoqëruan edhe me përplasje fizike e verbale në sallë, Partia Demokratike e Kosovës akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po bllokon konstituimin e institucioneve. Sipas saj, përmes bllokimit të konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti po ua pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit që u është dhënë nga qytetarët. Ajo i bëri thirrje kreut të Vetëvendosjes që të lejojë konstituimin e Kuvendit dhe funksionimin normal të institucioneve, duke theksuar se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe jo për tensione të reja.

 

E.H/Shqiptarja.com