Pas Tiranës, do rinumërohen të gjitha votat edhe në qarkun Fier! Dy anëtarët e PD në KAS vendosin hapjen e 587 kutive

9 Qershor 2025, 15:16 | Përditesimi: 9 Qershor 2025, 15:16

Pas Tiranës, do të rinumërohet edhe i gjithë qarku Fier. PD-ja përdori sërish dy anëtarët e saj në KQZ për të hapur të gjitha kutitë e qarkut të dytë më të madh në vend, të cilat do të rivlerësojnë edhe votat e partive, edhe të kandidatëve. PD beson se brenda në kuti ka prova për atë që e quan, masakër zgjedhore.

    I.M/Shqiptarja.com