Pas tragjedisë në Himarë, abuzuesit nuk 'zënë mend'! 3 'Jet Ski' bllokohen në Ranën e Hedhun, nuk kishin dokumentacionet përkatëse

16 Gusht 2022, 09:35

Pas tragjedisë së Himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, vijojnë kontrollet me dorë të hekurt për personat që thyejnë kordonin e sigurisë më mjetet lundruese, duke vënë pushuesit në rrezik. Gjatë orëve të fundit, janë bllokuar 3 mjete lundruese ‘Jet ski’ dhe janë ndëshkuar me gjoba drejtuesit e tyre.