Pas vendimit të Kushtetueses/ Erion Veliaj për Report Tv: Brenda 100 ditëve nisim punën për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

5 Korrik 2021, 13:21 | Përditesimi i fundit: 2021-07-05 15:08:56

Duke i konsideruar si 'hajvanë' të gjithë ata që e cilësojnë si një arritje shumë të madhe të 'Aleancës për Teatrin' vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe lajmin e madh se brenda 100 ditëve të ardhshme do të fillojë puna për ndërtimin e Teatrit të ri.

Duke folur ekskluzivisht për Report Tv nga Budapesti, Veliaj tha se askush nuk ka më kohë për të humbur me këta që sipas tij nuk përfaqësojnë asgjë por do të vijohet me punën.