Pas vulës, beteja e PD: Si do regjistrohen kandidatët?! Alibeaj pritet të hënën te regjistrojë PD-në në KQZ! Berisha do përdorë Metën për koalicion me aleatët

4 Mars 2023, 16:24 | Përditesimi i fundit: 2023-03-04 16:56:08

Në mungesë të vulës së partisë, Sali Berisha po mendon që kandidatët e tij për kryabashkiak, t’i regjistrojë në KQZ me koalicion dhe jo si të pavarur. Për këtë, i duhet të bëjë fushatë, që Partisë së Lirisë të Ilir Metës t’i bashkohen aleatë të djathtë, për të dalë me kandidatë të përbashkët. Ndërkohë Alibeaj pritet që të hënën, kur është edhe afati i fundit, të regjistrojë në KQZ Partinë Demokratike për garën elektorale të 14 majit