Pashkët/ Mijëra besimtarë në Tiranë, Vlorë, Korçë e Fier marrin pjesë në proçesionin e Epitafit të së Premtes së Zezë, përcillen mesazhe besimi e shprese

18 Prill, 21:18

Besimtarë ortodoksë në Vlorë, Tiranë dhe Korçë kanë marrë pjesë në ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit. Ata kanë kremtuar këtë ditë me rëndësi, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

Qyteti i Korçës u mbush pasditen e sotme nga mijëra besimtarë ortodoksë, të cilët morën pjesë në proçesionin tradicional të Epitafit, një nga kulmet shpirtërore të Javës së Madhe në kalendarin ortodoks.

Këtë vit, ceremoninë e drejtoi At Ilia Kotnani, i cili udhëhoqi edhe lutjet në çdo ndalesë, duke përcjellë një atmosferë përkushtimi dhe reflektimi.