Pasi futi besnikët në listat e mbyllura, Berisha fajëson Ramën për Kodin: E bëri ai, do e ndryshojmë pas 11 Majit! Kërkon të na eklipsojë me Sulën dhe mustaqet e... (i harron emrin Gjuzit)

14 Mars, 13:08

Teksa iu referua kundërshtarit të tij, ai u tha të pranishmëve se Rama dhe PS kërkojnë ta fusin opozitën në spiralen e tyre, duke u marrë me Dash Sulën dhe Kujtim Gjuzin, teksa këtij të fundit i harroi edhe emrin gjatë fjalimit, duke kërkuar ndihmë që t’ia kujtonin. Ai u tha strukturave se PD ka një magjistar si Chris LaCivita, që nuk zgjodhi krahun tjetër për fushatë.

“Kanë tre ditë që merren me Dash Sulën dhe me musteqet e … këtij, thuaja… Kujtim Gjuzit. Këta duan të eklipsojnë me propagandën e tyre një program madhështor, që shqiptarët s’e kanë pasur kurrë më parë. Nuk duhet të biem asnjëherë në spiralen e tyre. Ne kemi një avantazh, magjistarin ndërplanetar, më i suksesshmi, i fitores së Donald Trump. Ai ka pasur edhe oferta të tjera më të mira, por Chris LaCivita na zgjodhi ne”, u shpreh Berisha.