Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rëndë në qytetin e Vlorës, duke nxjerrë në pah dëme të konsiderueshme në disa lagje.
Në lagjen Karabash, dyert e banesave janë dëmtuar, ndërsa rrugët janë bllokuar nga inertet dhe balta, duke vështirësuar qarkullimin automjeteve dhe banorëve, gjithashtu qyteti prej disa orësh nuk ka dhe energji elektrike.