Pasojat post-COVID, psikiatrja për Report Tv: Qytetarët kalojnë ankth dhe stres dy muaj pasi kalojnë virusin, më të rriskuar personat mbi 50 vjeç

24 Nëntor 2021, 17:57

Dy muaj pasi kanë kaluar COVID-in, shumë persona përjetojnë një sërë shenjash që lidhen me ankthin dhe stresin. Nga paniku akut, tek rrahjet e shpeshta të zemrës, janë disa nga simptoma që i detyrojnë qytetarët të kërkojnë ndihmën e mjekut. Për 'Report Tv' psikiatrja Irena Thoma jep detaje se çfarë po ndodh në këto kohë pandemie.

"Një gjendje e përgjithshme e shqetësimit të brendshëm me lodhje me pafuqi me ndjesinë e mosngopjes me frymë, me ndjesinë e frikës pa ndonjë shkak të jashtëm ose të krizave të atakut të panikut që lidhen me një krizë që mund të zgjasë 5-10 minuta me ndjesinë e shkurtimit të frymëmarrjes, ndjesinë e rrahjeve të shpeshta të zemrës, me djersitjen, lodhjen, pafuqi, këputjen, frikën nga vdekja, frikën nga çmenduria", tha psikiatrja për 'Report Tv'.