Pastruesja i vodhi 120 mijë €, kontroll shtëpisë së Alda Klosit! Zyrtarja merret në pyetje, i qëndron deklaratës: 400 mijë € e tjera s’janë të miat

12 Janar 2023, 20:35

Policia dhe Prokuroria nuk e kanë gjetur ende se kujt i përkasin 400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit në banesën e pastrueses Rozeta Dobi. Me qëllim gjetjen e provave të mundshme nëse kjo shumë i përket zyrtares Alda Klosi, grupi hetimor zbarkoi një ditë më parë në shtëpinë e saj. 24 orë më vonë, hetuesit e morën në pyetje sërish zyrtaren, e cila i ka qëndruar deklaratës paraprake.