PD e Berishës: Veliu dhe Çuçi manipuluan vdekjen e Lear Kurtit, krim shtetëror

19 Janar 2023, 17:22

PD e Sali Berishës këmbëngul se vdekja e të riut Lear Kurti pas shoqërimit nga policia në tetor të vitit 2022, është krim shtetëror. Ndalur në raportin që ka publikuar Avokati i Popullit për vdekjen e Lear Kurtit, Garo në një deklaratë për mediat nga selia blu pretendon se 32-vjeçari ka humbur jetën pas abuzimit nga efektivët e policisë.