PD e Berishës zgjedh sot kandidatët e bashkive për '14 majin'! ‘Heq dorë’ nga 4 bashki, ‘dorëzohet’ për Malësinë e Madhe! Probleme me listat në Lezhë

4 Dhjetor 2022, 10:20

Demokratët e Sali Berishës do të zgjedhin sot emrat e kandidatëve zyrtarë për kryebashkiakë.  Në një proces, që sipas statutit quhet ‘Primare’, anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë.