PD përsërit skenarin: Përplasje e flakë në Kuvend! S’lejon socialistët të hyjnë! Noka sërish me benzinë në Parlament, i vë flakën manekinëve! PS voton ligjet!

3 Tetor, 14:49

Për afro 2 orë, oborri i Kuvendit u kthye sot (3 tetor) në arenë përplasjesh dhe tensionesh, ku edhe këtë seancë nuk munguan flakët. Ndonëse pjesa dërrmuese e tyre, mbarte me vete masën e përjashtimit nga seancat plenare, deputetët e opozitës vijuan edhe këtë të enjte, skenarin e pengimit të një parlamenti normal, pas burgosjes së Ervin Salianjit. Për ta vënë në jetë planin u paraqitën 1 orë para, por që në fillim u përballën me kordonin e Gardës, i vendosur në hyrje të parlamentit për të ndaluar hyrjen brenda të deputetëve të përjashtuar. Gardistët në detyrë u bënë shënjestra e parë dhunës dhe akuzave. Për të mos lejuar as futjen e kolegëve socialistë në sallë, opozita u shpërnda për të bllokuar në të gjitha hyrjet e parlamentit. Këtu nisën përplasjet e para dhe më të ashpra me kolegët e maxhorancës deri në përplasje fizike.

    No videos found.