PD propozon 'Kushtetutë të re': Veting për politikanët, rikthen koalicionet parazgjedhore, shfuqizon ndryshimet e korrikut 2020 dhe 'ringjallen' komunat

19 Tetor 2021, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2021-10-19 15:18:50

Me synimin për të zhbërë ndryshimet kushtetuese të korrikut 2020, që mazhoranca bëri me opozitën parlamentare që nuk ishte PD-LSI, me propozime të cilat zhbëjnë reformën territoriale dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re propozimet e Partisë Demokratike, me firmën në fund të Lulzim Bashës janë gati për tu dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.