PD-ja kërkon ndryshime në Kodin Rrugor, Gështenja: Shpejtësia maksimale të jetë 130 km/h për autostradat! Si standardet evropiane! Eksperti: E rrezikshme

15 Dhjetor 2022, 13:55

TIRANË- Nga ulja e gjobës, heqjes së patrullave të policisë dhe rritjes së shpejtësisë maksimale, janë këto disa nga propozimet për ndryshim të Kodit Rrugor nga Partia Demokratike. I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, deputeti i PD-së Lefter Gështenja thotë se këto ndryshme janë të rëndësishme pasi përafrohen me standardet evropiane.