PE miraton raportet për Kosovën dhe Serbinë: Normalizoni marrëdhënien, duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjelltë

10 Maj 2023, 15:47

Parlamenti Evropian ka miratuar dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, “përmes së cilave u bëhet ftesë të dyja vendeve që të jenë konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve dhe ky normalizim duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë”. Për raportin për Kosovën votuan 452 deputetë, 87 ishin kundër dhe 76 abstenuan.