Pedagogët në rrethe nuk i bashkohen protestës, rektorët për Report Tv: S’ka bojkot, të hënën nisim mësimin

14 Tetor 2022, 21:31

Ndryshe nga Tirana në universitetet e rretheve nuk ka bojkot! Viti akademik do të nisë të hënën e 17 tetorit. Shqetësim mbetet numri i ulët i studentëve të vitit të pare, sidomos në Korçë ku janë mbyllur dy degë të mësuesisë. Ndërsa Shkodra e Gjirokastra ruajnë të njëjtin numër studentësh.