Pediatria e Fierit e tejmbushur, 100 vizita në ditë! Mjekja: Fëmijët paraqiten me temperaturë e kollë

3 Janar 2023, 13:09

Festat nuk kanë shkuar si duhet për të më vegjlit në Fier. Në ditët e para të vitit është vënë re rritje e numrit të vizitave në Pediatri. Mjekja Albana Haxhiu thotë se fëmijët janë prekur nga virozat e stinës dhe gripi që shpeshherë çojnë në ftohje.