Peleshi: Këtë vit do ndërtojmë qendrën opercionale të fushës kibernetike, ekspertët do kenë paga më të mira se privati

8 Janar 2023, 11:55

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se këtë vit do t’i jepet më shumë prioritet fushës se sigurisë dhe mbrojtjes. Në konferencën për mediat. Peleshi tha se këtë vit do të ndërtohet qendra opercionale e fushës kibernetike. Duke qenë se specialistët e IT dhe ekspertët e kiberenetikës janë ndër profesionet më të kërkuara në treg, Peleshi thotë se do t’i rrisin pagat e ekspertëve që do punojnë në ministri më shumë se privati. Ai thekson se rritja e pagave do bëhet me qëllim që të mos kenë mungesë të burimeve njerëzore.