Pendimi i Tafanit, drejtori i Policisë së Elbasanit: Priten arrestime të tjera! Dema: Kur u arrestua iu gjet armë me fishek në fole! Sokolaj: Si u bë i penduar i drejtësisë

28 Shtator 2023, 19:13

Policia ka zhvilluar një megaoperacion të koduar ‘Kurrë mos harro’, ku pas rrëfimeve të penduarit të drejtësisë Artan Tafani janë zbardhur 19 ngjarje kriminale, mes tyre 6 vrasje. Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda tha në studion e Report Tv se hetimi po vijon dhe se mund të ketë edhe arrestime të personave të tjerë që mund të jenë të përfshira në këto ngjarje.