Pengmarrja dje në Lezhë, shefi i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit: Patëm një konflikt të çastit! 3 autorët ende në kërkim

4 Prill, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2025-04-04 15:45:44

Me tre personat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të flas më shumë". Kështu është shprehur para hetuesve, Dod Gjoka i  cili u dhunua dhe u mor peng për rreth dy orë mesditen e së enjtes, pranë parkingut të një lokali në aksin rrugor Lezhë-Milot.