Për 1 orë 3 gra të vrara! Dan Hutra vret motrën dhe kunatën e ish gruas në Paskuqan! Ekzekuton dhe 31-vjeçaren në Kamzë për hakmarrje! Arrestohet pas 7 orësh: E bëra se desha

2 Mars 2023, 11:11

3 gra janë vrarë sot në Tiranë dhe 3 të tjera kanë mbetur të plagosura, dyshohet nga e njëjta dorë! Dan Hutra, 40 vjeç, fillimisht ka qëlluar më thikë të dashurën, më pas ka shkuar në shtëpinë e ish gruas me të cilën kishte një vajzë 4 muajshe, dhe me breshëri kallashnikovi ka lënë të vdekur, motrën dhe kunatën e saj! Të plagosura kanë mbetur vetë ish gruaja dhe nëna e saj! Disa minuta më vonë ka vrarë dhe një 31-vjeçaren, Etleva Kurti për hakmarrje.